Deklarata fyerse për Elton John,nga Dolce and Gabanna

13:03 | 17 Mars 2015

Ka nisur një ‘’luftë’’ deklaratash dhe fyerjesh mes Elton John dhe dizenjatorëve të modës Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana. Dyshja, kanë thënë se Elton John është injorant dhe mashtrues, për shkak se e ka manipuluar botën në lidhje me fëmijët e tij. Ata janë kundër idesë së sjelljes në jetë të fmëijëve përmes metodes IVF. Dyshja, kanë deklaruar se e mbështesin lindjen ‘’tradicionale’’.

Sir Elton John, që u martua vitin e kaluar me partnerin e tij David Furnish, është bërë qendër e sulmeve nga dizenjatorët, gjithashtu homoseksual, të cilët nuk janë pro ideve të John.

Ky i fundit, ka thënë se Dolce dhe Gabanna nuk janë të rëndësishëm për të. Këngëtari i famshëm ka thënë se kurrë më nuk do të vesh diçka nga ata, bile ka bërë një thirrje publike që të gjithë ti gjuajnë rrobat e markes së tyre.

Kësaj thirrje i është përgjigjur Martina Navratilova dhe Victoria Beckham

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara