Dasma e Bleros dhe Afronës: Ky është kostumi që do ta vesh këngëtari

00:16 | 22 Maj 2019

Ky është kostumi që Blero do ta vesh në dasmën e tij, pasi ai dhe e fejuara e tij Afrona Dika pritet këtë vit ta kurorëzojë dashurinë e tyre disavjeçare

Ndonësë s’dihet ende data e dasmës së tyre, Blero përmes një fotografie ka treguar se dasma është shumë afër.

Ai ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet veshur me një kostum, ndërsa i ka shkruar Afronës: Unë jam gati!

Siç duket ky do të jetë kostumi që Blero do të bëhet dhëndërr.

Kujtojmë që këngëtari ka qenë i martuar edhe me aktoren Teuta Krasniqi me të cilën ka edhe një vajzë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara