“Dashuritë e Presidentit” premierë me 25 nëntor në Teatrin “Dodona

10:08 | 19 Nëntor 2020

Në Teatrin “Dodona” po bëhen përgatitjet për shfaqjen “Dashuritë e presidentit”, e cila do të jepet premierë më 25 nëntor.

Premiera “Dashuritë e Presidentit”, është duke u realizuar nga tri vajza mjaftë punëtore e shumë të dashura për publikun me regji të Agnesa Nokshiqit dhe interpretim  të aktores së bukur Adelina Halitjaha dhe të bukurës Donikë Ahmeti, ndërsa kostumografe është Agnesa Telaku dhe kompozitor Gëzim Hasani, shkruan arbresh.info.

Shfaqja flet për një takim për plot tensione, dramë, përplasje fizike, epsh, ironi e neveri mes gruas së presidentit dhe dashnores së tij.

Një dramë në mes të dy femrave , e shkaktuar nga një mashkull i pushtetshëm.

Nga tematika e kësaj shfaqjeje shumë prej nesh duhet ta ndjekim, për të parë nga afër tensionet e tyre./Arbresh.info

 

Lajmet më të lexuara