“Creep on me”, kënga më e dëgjuar në kanalin YouTube

13:50 | 14 Shtatorë 2018

Kënga e fundit e reperit Gashi me French Montanan dhe Dj Snake, ‘Creep on me’ është njëra ndër këngët më të pëlqyera të kësaj vere.

Suksesin e kësaj kënge e ka vulosur renditja si kënga e parë në top listën e këngëve ‘Pop’ në kanalin muzikorë Youtube, shkruan portali arbresh.info.

Gashi pas kësaj kënge nuk e ka ndërmend të ndalet. Së shpejti do të sjellë edhe dy këngë të reja. Njëra do të jetë në bashkëpunim me reperin shqiptar, Ledri Vula. Kurse kënga tjetër do të jetë dedikim për artistët e vdekur si Mac Miller, XXXTentacion etj. / arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale