Cody Simpson e konfirmon romancën me Miley Cyrus: Ne jemi shumë të lumtur

17:40 | 14 Tetor 2019

Këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, pas ndarjes nga aktori Liam Hemsworth dhe blogerja Kaitlynn Carter, është duke e shijuar një romancë të re me muzikantin Cody Simpson.

Pas dhjetë ditëve të fundit të çmendurisë mediatike rreth lidhjes së Miley Cyrus me Cody Simpson gjërat më në fund do të qetësoheshin.

Por, e keni gabim sepse Cody tani është duke ndarë edhe më shumë detaje në lidhje me romancën e tyre .

Burimet e People raportojnë që Cody ndau për here të pare detaje në lidhje me Miley në një ngjarje të, në fundjavë, duke thënë:

“Unë jam shumë i lumtur. Jemi shumë, shumë të lumtur. Ajo është krijuese. Ajo është shumë e apasionuar pas asaj që bën, dhe unë jam shumë i ngjashëm në këtë kuptim. Kjo është arsyeja pse ne shkojmë kaq mirë. Ne thjesht argëtohemi shumë dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e një marrëdhënieje. Arsyeja pse nuk ka qenë një gjë e papritur me të vërtetë e çmendur është thjesht sepse ne kemi qenë miq për kaq shumë kohë, e gjetëm përsëri njëri-tjetrin”.

Ai gjithashtu shton se kjo marrëdhënie me Mileyn është ndryshe nga gjithçka që ka pasur më parë, duke thënë: “Të dashurat që kam pasur në të kaluarën kanë qenë gjithmonë romancë e menjëhershme dhe kështu që është një përvojë e ndryshme të kesh miqësi me dikë më parë dhe të zhvillohej natyrshëm në diçka më shumë”.

Lidhja e re e Mileyt është dëshmuar ditë më parë, kur i dashuri i saj i ri qëndroi në spital pranë yllit amerikan, pasi kjo e fundit kishte probleme me bajamet. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara