Çka i ka ndaluar Kayne West vajzës së tij?

22:07 | 16 Shtator 2019

Mund të jesh i famshëm, i suksesshëm, i pasur por kur ushtron punën e babait, je si të gjithë baballarët e botës!

Kanye West është një baba i rreptë.

Kim Kardashian zbuloi për E!News që patriarku i familjes ka ndaluar vajzën e tij 6-vjeçare North West të vëjë grim.

“Ajo e do grimin por babai i saj nuk e le ta vejë atë” tha Kardashian. “Ai u acarua; ai ndryshoi të gjitha rregullat. Unë do ta lejoja vajzën time të bëj pak grim, një të kuq të buzëve për Krishtlindje, ose nëse ka veshur një fustan të zi do ta lija t’i lyente buzët e zeza. ”

Vajza e vogël kishte vënë buzëkuq të kuq për festën e Krishtlindjes së familjes së saj vitin e kaluar.

Obsesioni i North me kozmetikën shkon aq thellë, në fakt, sa më parë Kardashian zbuloi se ajo shpesh duhej të ryshfente vajzën e saj më të madhe me buzëkuq vetëm për ta detyruar atë të dilte nga shtëpia.

“Pra, unë kam pasur telashe për këtë,” vazhdoi Kardashian. “Pra, tani nuk ka më grim.” – që la të kuptohet se një diskutim mes prindërve ishte bërë, dhe se Kanye kishte fituar./Prive

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara