Christina Aguilera e tërbuar me firmën Cavalli

11:08 | 22 Qershor 2015

Këngëtarja amerikane është nxehur keq me stilistin e njohur Roberto Cavalli.

Kjo për një arsye shumë të thjeshtë: ky i fundit ka detyruar artisten bukuroshe të veshë gëzof!

Stilisti italian po dizajnon të gjithë veshjet për turin aktual botëror që ka ndërmarrë Aguilera dhe kishte marrë udhëzime specifike sipas të cilave nuk duhej të përdorte gëzof të vërtetë kafshësh.

Por duket se kërkesat e yllit të muzikës pop janë injoruar pasi së fundmi Cavalli ka treguar për revistën Women’s Year Daily se ka bërë pikërisht të kundërtën e asaj që i është kërkuar.

Ai i ka dërguar Christina-s një veshje të bërë nga gëzofi i një dhelpre të bardhë, për këtë arsye këngëtarja 34 vjeçare është shprehur shumë e mërzitur pasi ajo përdor vetëm gëzof fals.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara