Chris Brown dhe vajza e tij Royal dje festuan dy festa

16:57 | 22 Qershor 2015

Dita e djeshme ishte dita e baballarëve, e Chris Brown e festoi këtë ditë me vajzën e tij, duke u treguar kështu baba i përkushtuar.

Veç kësaj feste, ata festuan edhe ditëlindjen e pare të vajzës Royalty.

Në fotografitë që reperi postoi në Instagram, shihej ai me vajzën e tij duke luajtur bowling, gjithashtu një tjetër foto ku treguan tortën e ditëlindjes që ishte në formë të një kështjelle mbretërore.

“Gëzuar Ditën e babait të vërtetë. Ajo e ndryshoi jetën time”, shkroi Brown në Instagram.

Chris Brown kohëve të fundit po i përkushtohet maksimalisht vajzës së tij dhe këtë ai po e shfaq në rrjete sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara