Chiara Ferragni kërkon ID për ata që duan të regjistrohen në Instagram

09:31 | 15 Nëntor 2019

Influencuesja italiane bie dakord me propozimin se ata që duan të kenë profile në rrjete sociale, duhet të mundësojnë një mjet identifikimi. “Fakti që do të jenë lehtësisht të identifikueshëm dhe të arritshëm, do t’i diskurajojë këta njerëz nga komentet negative.” Sidoqoftë, “do të ketë gjithmonë njerëz që shpërhapin urrejtje,” tha ajo. “Duhet të jetojmë si të mos ekzistonin.”

Chiara Ferragni është mësuar me komentet negative. Madje, zakonisht e bëjnë të buzëqeshë. Por “disa komente janë të mbushur me kaq urrejtje dhe idjotësi sa më shokojnë në njëfarë mënyre,” shkroi ajo verën e kaluar, pasi u kritikua sepse shkoi me pushime pa të birin, Leone. “Na duhet vetëm dashuri për të qenë të lumtur,” shtoi ajo. “Dashuri për veten dhe për njerëzit me rëndësi në jetët tona. Kur të keni negativitet rrotull, buzëqeshni dhe zgjidhni dashurinë.”


Në një intervistë për Sky T24, Chiara iu rikthye komenteve dhe mesazheve negative. Deputeti italian, Luigi Marattin, propozoi që, për të luftuar fenomenin, duhet t’u kërkohet një mjet identifikimi a kod fiskal kujtdo që do të regjistrohet në një platformë online. “Ngaqë do të jenë lehtësisht të arritshëm dhe të identifikueshëm do t’i stepen pak dhe nuk do të shpërhapin më negativitet. Do të ishte një zgjidhje e mirë,” shpjegoi Chiara.

Sidoqoftë, ajo është e bindur se “ka dhe do të ketë gjithmonë njerëz negativë. Shpresojmë që projektligji t’i pakësojë si numër, por është e pamundur të eleminohen tërësisht. Është me rëndësi të jetojmë sikur këto komente s’ekzistojnë. T’u japësh vlerë këtyre njerëzve do të thotë t’u japësh arsye. Nëse s’ekzistojnë në mendje, s’ekzistojnë në jetë. Le të mos mposhtemi nga negativët. Nëse do të isha mposhtur prej tyre në fillim të karrierës, s’do të kisha bërë asnjë nga gjërat që kam realizuar këto vite.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara