Çënari i shpreh dashurinë gruas së tij në gjuhën shqipe

21:46 | 10 Dhjetor 2019

Aktorja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë para pak muajve.

Çifti mirëpritën djalin, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan, shkruan portali arbresh.info

Tolagahan së fundi ka publikuar në rrjetin social ‘Instragram’ një fotografi, ku shihet mjaft i lumtur pranë bashkëshortes së vet.

Duke kujtuar kështu pesë vjetorin e njohjes, aktori turk i njohur për publikun si “Çënari”, nuk ka hezituar t’i bëjë një dedikim në gjuhën shqipe modeles shqiptare, Almeda Abazi.

“Të dua shumë shpirti im”, kanë qenë fjalët e Sayisman në përshkrimin e fotografisë.

Ndryshe, aktori Sayisman dhe bashkëshortja e tij, modelja dhe aktorja Almeda Abazi, vitituan muaj më parë Kosovën për një projekt të përbashkët kinematografik me Ministrinë e Kulturës në Kosovë. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara