Celine Dion luan në dramën romantike me Sam Heughan dhe Priyanka Chopra

13:27 | 29 Tetor 2020

Celine Dion do të paraqitet në dramën romantike “Text for You” – bën të ditur Variety.

Këngëtarja e famshme në angazhimin e saj si aktore do ta ketë mundësinë të bashkëpunojë me Sam Heughan dhe Priyanka Chopra.

Filmi në fjalë është një ribërje e realizimit gjerman, “SMS Fur Dich”, që është bazuar në librin e Sofie Cramer.

Ngjarja sjell tregimin për një femër, e cila pas vdekjes tragjike të bashkëshortit vazhdon t’i dërgojë mesazhe në numrin e tij.

Në vazhdim, ajo e kupton se atë numër e shfrytëzon një mashkull, i cili jeton në një pjesë tjetër të qytetin dhe po ashtu është i pafat në dashuri.

Për regjinë e kësaj drame është angazhuar Jim Strouse, ndërsa në produksioni janë Basil Iwanyk, Erica Lee dhe Esther Hornstein.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara