Cardi B anulon koncertet, shkak operacionet plastike

16:24 | 22 Maj 2019

Reperja Cardi B është detyruar të anulojë koncertet e ardhshme nga turi i saj.  Kjo për shkak të disa problemeve që i kanë sjellë ndërhyrjet estetike që ka bërë së fundmi.

Më herët këtë muaj, 26 vjeçarja pohoi se i ishte nënshtruar një ndërhyrje në gjoks dhe disa ndërhyrje për heqjen e dhjamit.

Një nga përfaqësuesit e saj ka thënë se doktorët i kanë dhënë urdhër të prerë Cardi-t që të mos dalë në asnjë koncert këtë muaj./Klan Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara