Capital T dhuron një banesë te Jetimat e Ballkanit

19:36 | 24 Maj 2019

Reperi Capital T ka treguar edhe njëherë anën e tij humane.

Ai kësaj radhe ka dhuruar një banesë tek shoqata bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’

Banesa ka rreth 65 metra katrorë dhe kap vlerën e 30 mijë eurove, shkruan arbresh.info.

Kjo banesë do t’i dhurohet një familjeje në nevojë.

“Na dhurohet edhe nje banese tjeter 😊 Trim Ademi Capital T dhuron banese te re te Jetimat e Ballkanit ne vlere prej 30 mije eurove Ne kete muaj te shenjte te Ramazanit, perveç dhurimit te nje Iftari ne kuzhinen tone, sot Trim Ademi Capital T na dhuroj nje banese te re dhe te kompletuar me te gjithe mobilimin dhe paisjet tjera qe duhen per nje banese. Banesa eshte afer 65 metra katrore dhe vlera e saj eshte 30 mije euro. Se shpejti do ta bejme edhe dhurimin e kesaj banese te nje familje nevojtare

Trim Ademi Zoti te shpërbleftë”, thuhet në njoftimin e hoxhës Halil Kastrati./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara