Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio lançojnë premierën e filmit në Kanë, por nuk harrojnë së ftuari këto dy bukuroshe shqiptare

19:30 | 22 Maj 2019

Prezenca e tyre në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë të Francës, i dha më shumë hijeshi vendit!

Dy shqiptaret, blogerja Armina Mevlani dhe modelja e famshme Heidi Lushtaku, ishin prezente në mbrëmjen kur filmi “Once Upon a Time” me regji të Quentin Tarantinos e që për yje filmi ka Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprion, u shfaq mbrëmë për herë të parë.

Në premierën e filmit, bukuroshet u shfaqën bashkë, dhe po rrezatonin nga eleganca e bukuria.

Të dyja kanë publikuar imazhe në Instagram, duke u shfaqur krah njëra tjetrës sepse edhe ishin të vetmet shqiptare që morën pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme kulturore!/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara