Ben Affleck feston ditëlindjen me ish bashkëshorten (Foto)

15:56 | 17 Gusht 2015

Aktori, Ben Affleck ka kaluar ditëlindjen e tij të 43-të bashkë më familjen e tij përfshirë edhe ish bashkëshorten e tij, Jennifer Garner.
Aktori ishte duke kaluar pushimet në Orlando të Floridës bashkë me ish bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre.

Të dy aktorët kanë thënë se janë duke qëndruar dhe kaluar pushimet bashkë për shkak të dy fëmijëve të tyre pasi ata nuk duan që ata të vuajnë divorcin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Në një foto që është realizuar nga paparacët shihen të dy aktorët që janë duke shëtitur në një park argëtimi bashkë me fëmijët e tyre por që janë duke qëndruar larg njëri tjetrit.

Jennifer është duke qëndruar në Orlando sepse është duke xhiruar filmin e saj më të ri “Miracles form Heaven”.

ben-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara