Bella Hadid duket mahnitëse gjatë shëtitjes në New York

18:37 | 17 Tetor 2020

Modelja më seksi në botë, Bella Hadid sapo është kthyer në shtëpinë e saj në New York, pasi festoi ditëlindjen e 24-të me miqtë.

Ajo tashmë po shihet në rrugët e qytetit, aty ku po tërheq vëmendje të madhe të fansave, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

24-vjeçarja është fotografuar nga paparacit, ndërsa shfaqej e veshur me një fustan bezhë dhe po duket tejet seksi.

E zbukuruar me pulla ari dhe një rrip lidhës zinxhir, fustani përmbante një jakë të gjerë dhe mëngë të gjata.

Përmes kësaj paraqitje, modelja ekspozoi këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara, për të cilat stërvitet vazhdimisht. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara