Bebe Rexha poston foton vetëm në të brendshme për producentin i cili i ka thënë se nuk e ka moshën për të qenë tërheqëse

15:09 | 13 Gusht 2019

Bebe Rexha ka marrë përkrahjen e shumë yjeve botërore dhe fasave të saj gjithandej në rrjete sociale.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka bërë bujë me një postim në Instagram.

Bebe ka publikuar një fotografi ku shfaqet tërheqëse vetëm në një palë të brendshme të zeza, foto kjo të cilën ia ka dedikuar një porducenti të muzikës i cili i ka thënë se ajo nuk e ka moshën më për të qenë në këngëtare seksi.

Këngëtarja ka shkruar një shpjegim të gjatë pse ai është shumë gabim dhe përkrahja nga shumë artistë të njohur botërorë nuk ka vonuar, shkruan Gazeta Express.

Së fundmi një producent muzike mashkull më tha se po plakesha shumë dhe se imazhi im ishte ‘konfuz’. Sepse… jam një kantautore dhe postoj foto seksi në ‘Instagramin’ tim dhe se kjo nuk është gjëja që bëjnë kantautoret femra, sidomos në moshën time. Jam 29 vjeçe. Më ka ardhur në majë të hundës të qenit brenda një kutie. Unë vendos rregullat e mia. Jam lodhur me vajzat që etiketohen si ‘shtriga’ kur plaken dhe djemtë që etiketohen si seksi me kalimin e kohës. Gjithsesi, unë mbush 30 vjeç në 30 gusht dhe e dini çfarë, nuk do t’ia mbath! Nuk do të gënjej për moshën apo të bëj këngë që e ndjej se do të shesin më shumë, sepse ngjajnë si për më të rinj. Do t’i festoj vitet e mia, sepse jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni, jam një e dashur më e mirë sesa 10 vite më parë”, ka shkruar Bebe Rexha.

Ndër të parat ishte Rita Ora, e cila i ka lënë Bebes një koment shumë të bukur duke i orfuar përkrahje.

Kantautorja ime mbretëreshë seksi. Ti je e bukur, duke u bërë edhe më seksi me moshën dhe talenti yt këndon për ty. Vazhdo duke i bërë vetë rregullat”, janë fjalët e Ritës për Beben.

Edhe komenti i këngëtares më të përfolur të momentit, Taylor Swift, e ka emocionuar tej mase Beben.

Swift ka shkruar: “Mos iu lësho udhën. 29 vjeçaret të bashkohemi!“, duke i dhënë përkrahjen për fjalët që Bebe ka shkruar për këtë temë të ndjeshme dhe seksizmin që po i bëhet nga meshkujt.

Ajo ka marrë edhe shumë komente tjera dhe ka thyer rekord personal të pëlqimeve në një fotografi në Instagramin e saj./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara