Bebe Rexha paralajmëron një duet, por do ta mbajë si befasi për fansat

23:08 | 10 Korrik 2019

Bebe Rexha vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. E njëjta këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar edhe në koncerte të ndryshme bashkë me grupin “Jonas Brothers”.

Veç tjerash, biondja pohon se është duke punuar në projekte të reja dhe njërin prej tyre duket se e ka finalizuar.

Me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social Instagram, 28-vjeçarja tregon se të premten lanson këngën e re dhe se është bashkëpunim.

“Befasi, e kam një bashkëpunim që do të dalë të premten, me kë mendoni se është?”, ka shkruar mes të tjerash këngëtarja shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara