Bebe Rexha në përkrahje të komunitetit LGBTI, grimohet me ngjyrat e flamurit

09:53 | 30 Qershor 2020

Bebe Rexha aktualisht është ndër emrat më të kërkuar në tregun e muzikës.

Ajo së fundmi ka bërë një postim në llogarinë e saj personale, Instagram, me anë të të cilit tregon se është në përkrahje të komunitetit LGBT, shkruan portali arbresh.info

Si shenjë përkrahje për grupin e lartpërmendur, bukuroshja ka zgjedhur të bëj grimin shumëngjyrësh.

“Pak vonë, por gëzuar ‘krenarinë’. Kam bërë vet grimin. Shpresoj të ju pëlqej. Ju dua shumë, përqafime”, ka shkruar 30-vjeçarja.

Këngëtarja ka pranuar komente të shumta mbi atë fotografi, në të cilën shumë prej fansave e fyenin për qëndrimin. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara