Bebe Rexha në BMI Awards, shpërblehet me çmimin “Kënga më performuese e vitit”

09:37 | 15 Maj 2019

Çmimet BMI janë ceremoni vjetore për kompozitorë në zhanre të ndryshme të organizuara nga Broadcast Music, Inc, duke nderuar autorët e këngëve dhe këngëtarët interpretues.

Çmimi kryesor i muzikës pop u themelua në vitin 1952, gjersa këtë vit festohet edicioni i 67-të i tij.

Këngëtari i famshëm Sting, është nderuar për këngën e tij hit “Every Breath You Take”, e cila është bërë kënga më e dëgjuar në katalogun BMI të mbi 14 milionë veprave muzikore.

Ngjarja është zhvilluar në Hotelin Beverly Wilshire në Los Angeles, duke nderuar kompozitorët dhe prodhuesit e këngëve popullore më të suksesshëm të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë eveniment e pranishme ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Ajo është shpërblyer me çmimin “Kënga më e performuar e zhanrit POP”, për vitin 2018, për këngën “Meant to be”.


Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet artistja teksa ka publikuar disa imazhe të trofeut në InstyaStory, duke u ndjerë falënderuese ndaj eventit që e nderoi me këtë çmim.

“Meant to be” përndryshe ka qenë një ndër hitet më të mëdha në karrierën e Bebe Rexhës, që deri më tani numëron mbi 760 milionë shikime vetëm në kanalin YouTube.

Është pikërisht ky projekt muzikor në bashkëpunimin me grupin Florida Georgia Line, që i ka dhuruar asaj nominime në disa çmime ndërkombëtare si: Grammy, MTV Vma, AMA, MTV Ema, etj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara