Bebe Rexha krenohet që i ka bërë flokët kuq e zi

19:33 | 29 Tetor 2020

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Baby, I’m Jealous”.

Kënga e cila erdhi në bashkëpunim me reperen Doja Cat është shndërruar në një prej këngëve hit të momentit, duke pushtuar top listat ndërkombëtare, shkruan portali arbresh.info

Ajo i ngjyrosi flokët e saj në të kuqe me rrënjët e saj të zeza, duke bërë kështu një ndryshim drastik në dukjen e saj.

Jo si pa qëllim, këto ngjyra përkojnë edhe me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar.

E në mbishkrimin e fotografisë vendosi dy emoji në formë zemre me këto dy ngjyra.

Ndërkohë që pëlqimet dhe komentet e shumta prej fansave nuk kanë munguar, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë komplimentuar për ndryshimin e ri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara