Balotelli në një lidhje me këngëtaren e njohur italiane

14:01 | 17 Prill 2019

Përveçse ka ndërruar shumë skuadra në karrierën e tij, Mario Balotelli nuk ka gjetur rehati as me partneret, pasi në vitet e fundit, ka kaluar disa romanca të ndryshme.

Së fundi, sulmuesi italian i Marseilles është në një romancë me këngëtaren e njohur italiane, Elodie Di Patrizi, siç raporton e përditshmja italiane, “Oggi”.

Balotelli dhe këngëtarja kanë kohë që dalin bashkë, por vetëm në javët e fundit kanë vendosur të mos fshihen më, duke frekuentuar edhe ambiente publike së bashku.

Njerëz që e njohin mirë sulmuesin, tregojnë se ai dhe ish konkurrentja e “Amici”-t, janë tashmë të pandashëm nga njëri-tjetri./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara