Balerina e njohur tregon për marrëdhënien me Lionel Messi

14:00 | 25 Tetor 2018

Rreth 10 vite më vonë, është vetë vajza e ekranit që i rikthehet “flirt”-it me yllin e Barcelonës.

Kohë më parë, Lionel Messi u përfol për një lidhje me modelen dhe balerinën argjentinase Luciana Salazar.

Rreth 10 vite më vonë, është vetë vajza e ekranit që i rikthehet “flirt”-it me yllin e Barcelonës.

Kurrë nuk kam thënë se jam takuar me Messin kur isha më e re, është një legjendë”, deklaroi fillimisht Salazar në një emision televiziv.

Por kur drejtuesi i emocionit kujtoi se është parë duke ndjekur në stadium disa ndeshje, e pranoi se e kishte njohur personalisht dhe se kishte drekuar me “Pleshtin”.

Gazetari madje zbuloi edhe disa detaje të tjera.

Kur babai i Messit e kishte kuptuar lidhjen e djalit të tij me Lucianën, ai ndërroi të gjithë numrat e telefonave.

Gjatë intervistës, Luciana Salazar, mohoi zërat që e lidhnin me ish-sulmuesin kilian Marcelo Salas, por pranoi se disa ditë më parë e ka ngacmuar një futbollist i njohur që luan në Europë, por kur ajo i hodhi një sy profilit të tij, e kuptoi që ishte i fejuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara