Ariana Grande shpërthen ndaj producentit  të “GRAMMY AWARDS”

12:57 | 9 Shkurt 2019

Ariana Grande e ka quajtur gënjeshtar producentin e “Grammy”, Ken Ehrlich. Këngëtarja tha se ai gënjeu rreth arsyes pse ajo nuk do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të dielën.

Ehrlich tregoi për “Associated Press” se Grande ishte në bisedime për të performuar në Grammy mbrëmjen e 10 shkurtit, por hoqi dorë pasi për të ishte tepër vonë për t’u përgatitur. Këngëtarja hodhi poshtë publikisht deklaratat e producentit, duke mohuar se mungesa e kohës ishte faktori që ajo nuk do të performojë.

“Kam mbajtur gojën të mbyllur deri tani, por ju gënjyet për mua. Unë jam e aftë për të realizuar një shfaqje brenda natës dhe ti e di këtë Ken. Por fakti që ti ndrydhe krijimtarinë, mendimet e idetë e mia, vendosa të mos marrë pjesë. Unë shpresoj që shfaqja të dalë ashtu siç ju dëshironi.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara