Arbenita Ismajli mahnitëse në fotosesionin e fundit

14:44 | 14 Janar 2020

E njohur për figurën mahnitëse trupore, Arbenita Ismajli tërheq vëmendjen e faqeve rozë sa herë që publikon fotografi në profilet e saja.

Modelja e popullarizuar numëron rreth gjysmë milion ndjekës në Instagram, ku fansat i presin me kërshëri imazhet e reja, të cilat marrin dhjetëra mijëra pëlqime, shkruan portali arbresh.info

Ajo së fundi ka magjepsur ndjekësit me bukurinë e saj, ku shfaqet me një palë xhinse të kombinuara me një bluzë të bardhë të hapur në pjesën e shpinës.

Arbenita u bë e njohur për publikun e gjerë që nga lidhja e shumëpërfolur me reperin gjilanas, Fero, me të cilin pati thashetheme se janë ndarë.

Ajo ishte edhe pjesë e videoklipit të këngës “Ride or Die” që numëron afro 11 milionë shikime në YouTube. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara