Arbenita dhe Fero po “martohen”

18:46 | 23 Janar 2019

Që prej disa kohësh Fero dhe e dashura e tij Arbenita nuk kanë ngurruar të shfaqin publikisht dashurinë e tyre, shpeshherë duke dhënë edhe deklarata kontradiktore rreth kësaj lidhje.

U spekulua shumë edhe për ndarje të mundshme të tyre, por duket sikur shumë shpejt lidhja e tyre ka avancuar.

Arbenita ka publikuar në Instastoryn e saj një video ku shfaqet me fustan të bardhë nusërie, teksa hedh pas saj buqetën me lule.

“Nuse e ardhshme”, shkruan modelja krahas postimit, duke i lënë të gjithë kuriozë për detaje të tjera rreth planeve të çiftit.

Më vonë ajo ka postuar storie tjera ku tregon që fotoja ishte pjesë e kamnjës së reklamës në të cilën është duke punuar si modele.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara