Ana e ndjeshme e Middelton, i qëndroi pranë vëllaut në luftën kundër depresionit

21:53 | 14 Tetor 2019

Vëllau i vogël i Kate Middelton, James, ka zbuluar se Dukesha e Cambridge dhe familja e tij kanë marrë pjesë në seancat e terapisë së bashku me të, kur ai po luftonte me depresionin.

Biznesmeni britanik për The Telegraph tha se ka kaluar më shumë se një vit në séance teraupetike dhe në ato séance ai është shoqëruar nga familja e tij, deri në kohën kur shkoi në një spital psikiatrik privat, transmeton portali arbresh.info

“Kjo ishte shumë e rëndësishme, sepse ato na ndihmuan të gjithve të dimë se si po funksiononte truri im”, tha ai.

Ai ka shtuar se terapia i ka ndihmuar shumë dhe se për momentin ai mendonte se nuk kishte nevojë për familjen, megjithatë shtoi se seancat kanë ndihmuar familjen që të kuptojnë situatën e tij.

James, 32 vjeç, shtoi se ai nuk mund të bënte asgjë gjatë asaj periudhe të depresionit.

Së fundmi ai i ka propozuar  të dashurës së tij, analistes financiare Alizee Thevenet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara