Almeda dhe Tolgahan lirojnë nga pagesa qiraxhinjtë e nëntë shtëpive të tyre

11:03 | 26 Mars 2020

Çifti i njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, së fundmi kanë marrë një vendim të përbashkët për të ndihmuar njerëzit në gjendjen alarmante të krijuar për shkak të coronavirusit.

Ata kanë vendosur që të mos e marrin qeranë për 9 shtëpitë e tyre në pronësi, tri në Amerikë dhe të tjerat në Turqi, shkruan portali arbresh.info

Ky gjest i tyre është mirëpritur nga të gjitë, dhe nga ky gjest i tyre duhet të marrin shembull të gjithë.

Ndryshe, Almeda e ndoqi karrierën në Turqi duke u shfaqur në filmat, si “Konak” e “Show Business”, si edhe në seriale televizive, “Ayrilik” e Muhtesem Yuzyil, gjersa ka punuar edhe si prezantuese televizive. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara