Albumi i ri i G4shi-t promovohet në sheshin gjigant të New York

22:19 | 20 Shtator 2019

Është publikuar më në fund, albumi i parë i reperit shqiptar me famë ndërkombëtare, G4shi.

Përveç këtij lajmi, artisti lëshoi mbrëmë edhe videoklipin e këngës “Safety” në bashkëpunim me DJ Snake.

Reperi aktualisht është duke shijuar sukses me projektet e fundit dhe do të shkojë në turne evropian për të vazhduar më pas me atë në SHBA.

Ndryshe, Gashi ishte në Kosovë gjatë muajit gusht për të performuar për herë të dytë në festivalin tashmë tradicional, SunnyHill, bashkë me emra të tjerë të njohur, shkruan prive.

Times Square është vendi më i vizituar globalisht me 360,000 vizitorë këmbësorë në ditë, që arrin në mbi 131 milion vizitorë në vit.

Pikërisht në këtë shesh, në një tabloid të stërmadh është paraqitur imazhi i GASHI-t dhe albumit të tij të ri. Një promovim i jashtëzakonshëm i albumit të tij, është më e pakta që mund të thuhet.

GASHI e publikoi në llogarinë e tij personale në Instagram, për ta bërë të ditur duke shkruar: “Mama, ja dola mbanë”.

View this post on Instagram

Mama I made it

A post shared by GASHi (@gashi) on

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara