Albërije Hadërgjonaj duket si një 20 vjeçare në pozën e fundit

14:45 | 27 Shkurt 2020

Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj tashmë është 44-vjeçe e padyshim se një prej personazheve më të komentuara në faqet rozë.

Albëria është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga angazhimet e saj në muzikë, shkruan portali arbresh.info

Ajo së fundi ka publikuar një foto, ku i sfidon edhe vajzat e reja e duket si 20 vjeçare.

Përkundër viteve, ajo vazhdon të mbetet në top formë, duke sfiduar edhe këngëtaret e reja me format e saj fizike.

Hadërgjonaj është nënë e dy vajzave: Agnesa dhe Anxhelina, kjo e fundit si e ëma merret po ashtu me muzikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara