“Albanian style”, Bebe Rexha nuk harron zakonet shqiptare, mbjell ‘bahçe’ në oborr

22:34 | 14 Shtator 2020

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, nuk i harron zakonet shqiptare, madje ajo i promovon edhe tek ndjekësit e saj, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe, ajo ka mbjellë në oborrin e shtëpisë së saj në LA perime të ndryshme si speca, domate e tranguj, teksa kërkon edhe këshilla se si të kujdeset për to.

Përmes një video të publikuar në InstaStory ajo tregon pamjet e ‘bahçes’ së saj teksa bashkë me tezen i ujisin.

Komunikimit mes tyre shpesh zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Kjo dëshmon se përkundër famës, Bebe nuk i harron traditat e zakonet shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara