Alban Ramosaj nuk e paska fare mbiemrin Ramosaj!

02:30 | 11 Janar 2019

Ata janë një nga familjet më të famshme në Shqipëri dhe po flasim për këngëtarët Alban, Beatrix dhe Antigonë Ramosaj nëna e tyre.

Përgjatë gjithë këtyre viteve karrierë muzikore ne i kemi njohur me mbiemrin Ramosaj, mirëpo sot Albani ka zbuluar se mbiemri i tij zyrtar është një tjetër.

Ai postoi në Instastory foton e biletës në aeroport teksa pret të niset për Samboll dhe u vu re se mbiemri i tij është Kamerolli dhe jo ai që të gjithë njohim, Ramosaj.

Megjithatë e gjitha kjo duhet të ketë një shpjegim dhe mbase këngëtari do ta sqarojë më vonë këtë muhabet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara