Aktori tërhiqet nga roli i Supermanit

22:23 | 12 Shtator 2018

Ai është në kostumin e kaltër prej pesë vitesh.

Por Henry Cavill thuhet se ka hequr kapelën e Supermani, pasi që orari i ngjeshur bëri që Warner Bros të shqyrtojnë mundësinë e paraqitjeve të ardhshme për aktorin në rolin e superheroit, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Hollywood Reporter, Henry i cili ka luajtur Supermanin në tre filma, nuk mund të përkushtohet në një paraqitje të planifikuar në Shazam, dhe tani studioja filmike është duke i dhënë fund paraqitjeve të tij në këtë franshizë.

Duket se tani Cavill do ta shohim në role tjera dhe jo më si superhero./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara