Aktori shqiptar që po thyen kufijtë përmes botës së filmit

13:41 | 29 Qershor 2020

Bota e filmit dhe e kinemasë ka pranuar dhe ka përcjellur gjenerata të ndryshme nga më të suksesshmet, përfshirë artistët shqiptarë të cilët çdo herë kanë treguar sukses dhe janë njohur në katër anët e botës por që pikërisht vendi i tyre nuk ka arritur të dëgjojë, t’i shoh  e t’i njoh ata.

Një nga shumë aktorë të cilët nuk e kanë marr shkëlqimin e duhur në trojet shqiptare është edhe Ilir Fiora

Fiora ka qenë pjesë e projektit: The Irish Man në rolin e Mafia Gard, po ashtu edhe pjesë e kastit të filmit Joker.

Fiora përpos filmave të tij njihet edhe për modestin, dashurin dhe sjelljet e tij me shoqërinë apo edhe me fansat e tij të cilët në Amerikë janë të shumtë.

Më poshtë do gjeni disa nga fotografit e aktorit dhe filmat të cilët ai ka luajtur.

Ilir Fiora është aktor i cili ka depërtuar në tregun amerikan mjaftë mirë .Fiora jeton dhe vepron në Amerikë,ndryshe Fiora në rrethin shoqëror njihet me nofken “Al Joker”.

Aktori Ilir Fiora është paraqitur në disa filma të rëndësishëm në kinematografin botërore përkrah aktorëve të mëdhenjë siç janë Robert De Niro dhe Al Paçino.

 

Lajmet më të lexuara