Aktori i famshëm hollivudjan Jude Law është bërë baba për të pestën herë.
Ai është lidhur me këngëtaren 23 vjeçare Catherine Harding, e cila njihet në publik me emrin Cat Cavelli.
Jud dhe Catherine i janë gëzuar ardhjes në jetë të një vajze dhe këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i aktorit.
Jude dhe Cat Cavelli, që është 23 vjeç, janë njohur rastësisht dhe janë lidhur shumë shpejtë. Vetëm pak muaj më parë e pranuan lidhjen dhe më pas treguan se së shpejti do të bëhen prindër.
Sa u përket detajeve, aktori ka thënë se do të dëshironte që njerëzit ta respektonin jetën e tij private dhe të mos kërkojnë për të ditur gjithçka.