Aktori juaj i preferuar turk habit me pamjen e tij, si ju duket?

10:16 | 3 Korrik 2018

E dinit që është shqiptar?

Është një nga aktorët më simpatik në Turqi i cili suksesin më të madh e arriti me serialin “Dashuri me Qira”.

Po flasim për aktorin turk me origjinë shqiptare, Baris Arduc, të cilin të gjithë e njohim si Omeri i “Dashuri me qira”, kjo sepse aktori turk shkëlqeu në atë serial që u vlerësua me disa çmime, por edhe sepse pas atij projekti ai u tërhoq për t’iu përkushtuar më shumë kick-box-it e gjërave të tjera në jetë!

Aktori është tërhequr nga ekrani, por media nuk ka hequr dorë nga Omeri!

Megjithatë mediat nuk është se kanë folur mirë për pamjen e tij.

“Nuk ka më muskuj për Baris Arduc” – kështu ka shkruar me 2 korrik shtypi turk i cili është i befasuar nga pamja e aktorit.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Omeri i “Dashuri me Qira” është marrë me kick-box dhe frekuentonte rregullisht palestrën, por duket se rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin.

Ndoshta ka qenë një fotografi e shkrepur keq!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara