Aktori i njohur turk përshëndet fansat në gjuhën shqipe

17:35 | 11 Janar 2019

Një prej aktorëve më të dashur të telenovelave turke, ka shkruar në gjuhën shqipe.

Aktori, Deniz Evin, i cili njihet si Ymyti në serialin “Më fal”, ka uruar për ditë të mbarë përmes një fotografie në InstaStory, shkruan lajmi.net.

Ymyti ka shkruar “Mirëmëngjesi”, në gjashtë gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Këtë mbishkrim ai e ka lënë sipër një fotografie të tij, me të cilën përshëndeti fansat e tij të shumtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara