Aktori Dave Franco debuton si regjisor me film horror

18:21 | 21 Maj 2020

Aktori i famshëm Dave Franco ka debutuar edhe si regjisor.

Filmi i tij i parë si regjisor është “The Rental”, lajm të cilin e ka ndarë më ndjekësit e tij, shkruan portali arbresh.info.

Dave Franco ka bërë një emër për veten e tij si një aktor komik, pasi vetëm kohët e fundit me të vërtetë u zhvendos në role më dramatike.

“The Rental” është një film horror, ku luajnë Alison Brie (Mad Men, Community, Glow) dhe Dan Stevens (Beauty And The Beast, Downton Abbey).

Franco njihet më së miri për rolet e tij në serialin Ne Fqinjët, seritë Now you see me, Superbad, 21 Jump Street, Nerve (së bashku me Machine Gun Kelly) dhe Scrubs.

Sidoqoftë, ai ka një përvojë aktrimi të bazuar në horror komedi me Trupat e ngrohtë dhe Natën e Frikshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara