Agon Amiga publikon një fragment të klipit të ri

18:03 | 16 Qershor 2019

Agon Amiga është duke sjellë këngë të re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Derisa fansat janë në pritje të projektit të ri, ai e ka publikuar një pjesë të shkurtër të videos muzikore që do ta sjellë së shpejti.

“Tik tak, tik tak, vjen së shpejti ‘Bobi’”, ka shkruar reperi në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Bashkëpunimi me K-Albo, “Allo ti bruda”, është një prej realizimeve më të fundit muzikore të Agon Sylejmanit (emri i vërtetë i reperit).

Ai pritet të jetë aktiv gjatë këtij viti në sjelljen e materialeve të reja për fansat e tij.

View this post on Instagram

Tik tak tik tak Coming soon #BOBI

A post shared by AGON AMIGA (@agon.amiga) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara