Afërdita Dreshaj po pushon në Kroaci me të dashurin e saj (Foto)

14:51 | 22 Qershor 2015

Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj, ishte vënë ditët e fundit në qendër të mediave, meqenëse kishte disa javë që nuk ishte parë me të dashurin çek Jakub Kindl.

Kaq u desh dhe ja ku erdhi fotoja e radhës, ata të dy jo vetëm që nuk janë ndarë, por ndihen më të lumtur se kurrë.

Ish-Miss Universe Kosova ka vendosur të kalojë një pjesë të pushimeve verore në brigjet e Mesdheut.

Në profilin e saj në Instagram, Afërdita ka postuar një foto në krah të dashurit të saj Jakub Kindl, në një jaht teksa ka qenë duke u relaksuar në bregdetin kroat. Pas disa ditësh të lodhshme në Kosovë, ku edhe ka qenë për të përmbyllur një projekt artistik, Afërdita ka vendosur të pushojë disa ditë.

Kjo zgjedhje, ndoshta ka të bëjë me faktin se ajo do të jetë larg vëmendjes së medias shqiptare, e cila shpesh i ka hapur telashe për sa i takon jetës private: “Love from Croatia” shkruan modelja në krah të fotos.

 

1434898383aferdita.jpgfaqe Dreshaj-dhe-i-dashuri-i-saj-480x270

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara