Adriana Lima i thotë lamtumirë Victoria’s Secret

23:49 | 8 Nëntor 2018

Adriana Lima po i thotë lamtumirë Victoria’s Secret pas dy dekadave dhe 18 shou me brendin.

Modelja braziliane dhe engjëlli i VS, emri i së cilët është bërë një sinonim me firmën e të brendshmeve, ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin këtë mbrëmje, pas xhirimeve të ngjarjes vjetore të Victoria’s Secret, transmeton portali arbresh.info.

Lima, 37 vjeçe është prej favoriteve në sfilatë, por duket se kjo do të jetë hera e fundit që do ta paraqitet në pasarelë për VS.

Ajo ka publikuar një video montazh të paraqitjeve të saja të mëparshme për ngjarjet e VS.

Sfilata e saj e parë ndonjëherë ishte në vitrin 1999.

“E dashur Victoria, faleminderit që më tregove botë, që ndave sekretet, dhe më e rëndësishmja që jo vetëm më dhe krahët, por më mësove të fluturoj. E ❤️ për të gjithë fansat më të mirë në 🌎! Me dashuri, Adriana💖”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale