Adelina Ismaili duket e mrekullueshme me stilin e ri të flokëve

13:55 | 9 Korrik 2020

Ajo ka kaluar të 40-tat, por vazhdon të jetë në formë të mrekullueshme edhe në ditët e sotme.

Fjala është për këngëtaren e njohur të skenës shqiptare, Adelina Ismaili, e cila shquhet për sharmin dhe elegancën e saj.

Ajo njëherësh është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ndërsa ka rrëmbyer vëmendje të madhe me imazhet e fundit.

Krijuesja e shumë hiteve vjen e mahnitshme me stilin e ri të flokëve e dukjen glamuroze.

Flokët kaçurrela dhe grimi në kombinim me dukjen e kanë bërë të duket edhe më atraktive e joshëse.

Adelina ndërkohë ka lënë më anash muzikën që një kohë dhe është fokusuar më shumë te familja e saj.

Ajo po e shijon tejet shumë jetën personale dhe tanimë është nënë e një djali. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara