Adele bën kërkesë për divorc

20:19 | 13 Shtator 2019

Adele edhe zyrtarisht e ka bërë kërkesën për divorc nga bashkëshorti Simon Konecki, pas ndarjes në muajin prill.

Kërkesa u bë në Kaliforni, ku ajo dhe Konecki kishin një shtëpi që nga 2016, viti kur ata u martuan, transmeton portali arbresh.info.

Kur u ndanë, në deklaratë thuhej se dyshja ishin të përkushtuar në rritjen e djalit të tyre me dashuri, dhe si gjithmonë kërkonin privatësi.

Fëmija i tyre Angelo, ka lindur në vitin 2012./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara