Adam Levine braktis ‘The Voice’

18:22 | 24 Maj 2019

Adam Levine ka kthyer karrigen e jurisë së ‘The Voice’ për herë të fundit.

Vokalisti i bendit Maroon 5, i cili ishte pjesë e jurisë së garës së këndimit është duke u larguar nga programi në sezonin e 17-të, raporton NBC, transmeton portali arbresh.info.

Lajmi u bë i ditur nga nikoqiri i “The Voice”, Carson Daly duke e përshkruar Levine si një “trajner dhe mik i dashur”.

Levine ka një karrierë të gjatë me bendin Maroon 5 ku numërojnë hite të shumta./Arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara