Aaron Carter zbulon se vuan nga katër çrregullime mendore

17:10 | 12 Shtator 2019

Jeta e Aaron Carter ka ndryshuar shumë që nga ditët e ‘Disney Chanel’.

Këngëtari 31-vjeçar së fundmi ka folur haptazi për problemet e tij me shëndetin mendor në një episod të The Doctors, transmeton portali arbresh.info.

Sipas revistës People, Carter ka treguar disa prej diagnozave të tij si dhe medikamentet që është duke i përdorur për këto sëmundje.

“Diagnoza zyrtare nga e cila vuaj është çrregullimi i personalitetit, skizofrenia, ankthi akut, dhe jam manik-depresiv”, thotë Carter në klip.

“Më janë përshkruar Xanax, Seroquel, Gabapentin, Hydroxyzine, Trazodone, Omeprazole”.

Ai i dha audiencës një pamje nga afër të ilaçeve të shumta që po merr, duke treguar të gjitha shishet me pilula në një qese të madhe plastike.

“Ky është realiteti im … hi,” tha ai. “Unë nuk kam asgjë për të fshehur.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara