A do t’i mbajnë Princi Harry dhe Meghan Markle titujt e tyre mbretërorë si Duka dhe Dukesha e Sussexit?

16:11 | 14 Janar 2020

Princi Harry dhe Meghan Markle ditë më parë njoftuan se do të tërhiqen nga Familja Mbretërore dhe ky vendim i tyre natyrisht se ka lënë botën me shumë pyetje të vazhdueshme, e më së shumti nëse ata do të mbajnë titujt “Duka dhe Dukesha” edhe pas largimit.

Në këtë pikë, nuk ka ndonjë përgjigje përfundimtare nëse Harry, 35-vjeç, dhe Meghan, 38-vjeçe, do të vazhdojnë të njihen si Duka dhe Dukesha e Sussex-it, por një vështrim prapa në ngjarjet e kaluara mund të ofrojë një sugjerim në përgjigje.

Së pari, duhet të theksohet se Harry dhe Meghan nënshkruan si “Duka dhe Dukesha e Sussex-it”, duke provuar lidhjen e tyre të vazhdueshme në bazë të titujve.

Në një mënyrë të ngjashme, mesazhi i referohej gjyshes së Harry, Mbretëreshës Elizabeth II, babait të tij, Princit Charles dhe vëllait të tij, Princit William, me titujt e tyre zyrtarë – Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit, përkatësisht – duke tërhequr paralele midis tyre dhe familjarëve.

Të dy kanë përdorur “Sussex Royal” si adresën dhe faqen e tyre zyrtare në Instagram, dhe sipas raportimeve të The Guardian, ata kanë kërkuar të regjistrojnë markën “Sussex Royal” si një markë globale.

Mes të gjitha spekulimeve, një burim i tha Vanity Fair se Meghan dhe Harry “nuk kuptohet se duan të heqin dorë nga titujt e tyre mbretërorë dhe do të vazhdojnë të jenë Duka dhe Dukesha e Sussex”, por se “asgjë nuk është vendosur”.

Në takimin e mbajtur dje, Mbretëresha Elizabeth II është pajtuar me vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle, përkundër se familja dëshiron që të jenë së bashku. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara