A do të ketë diçka më shumë mes Loredanës dhe reperit të njohur

12:02 | 15 Maj 2019

Në mediet zvicerane po qarkullojnë thashetheme se mund të ketë diçka më shumë mes Loredanës dhe reperit të njohur.

Loredana Zefi dhe Shindy janë të dy nga Lucerni dhe jashtëzakonisht të suksesshëm në skenën e repit gjerman, shkruan Extratipp.com , transmeton/arbresh.info

Tani kanë lindur spekulime se dyshja mund të kenë diçka më shumë në të ardhmen.

Extratipp.com raporton se thashethemet për një lidhje janë të mundshme. Pasi që, dyshja mund të bëjnë edhe një këngë bashkë në të ardhmen dhe të kalojnë më shumë kohë bashkë.

E gjithë kjo, sipas “Extratipp” vjen nga ajo që Shindy më parë e kishte një këngë me një repere gjermane, të cilën e publikoi pa lejen e saj, gjë që erdhi deri tek problemet me të.

“Extratipp” thotë se ky reper tani mund ta kërkojë një repere tjetër për bashkëpunim e që mund të jetë pikërisht Loredana.

Loredana dhe partneri i saj Mozzik kishin dëgjuar këngën e tij “Affalterbach” në makinë.

Reperja tani mund të përballet me dëbim nga Zvicra, ajo vjen nga kantoni zviceran gjermanfolës i Lucernit.

Sipas “Extratipp” thotë se suksesi i Loredanës arriti në sajë të Mozzikut, i cili e mbështeti atë që nga fillimi dhe e prezantoi në një audiencë më të madhe.

Mozzik dhe Loredana gjithashtu publikuan një këngë “Bonnie & Clyde”, e cila ishte në top-listat gjermane për 20 javë dhe ishte shumë e suksesshme.

Kënga e dytë e tyre, “Romeo & Juliet” ka marrë mbi 37 milionë klikime në YouTube.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara