‘Jokeri’ fillon me çmime, fiton ‘Luanin e Artë’ në Festivalin e Filmit në Venecia

15:20 | 9 Shtator 2019

Festivali i Filmit i Venecias ka ulur siparin ndërsa “Luani i artë” i shkoi filmit “Joker”, me aktor protagonist Joaquin Phoenix.

Regjisori Todd Phillips i ka vendosur ngjarjet në fillim të viteve ’80-të dhe zbulon sesi një kloun i varfër e i sëmurë mendor i bashkohet botës së krimit.

Filmi “Joker”, me aktor protagonist, Joaquin Phoenix, fitoi “Luanin e artë” në Festivalin e Filmit të Venecias. Të shtunën e kaluar, kur filmi u shfaq premierë në qytetin italian mori një duartrokitje tetë minuta.

I drejtuar nga regjisori Todd Phillips, filmi zbulon përvojën e klounit të varfër e të sëmurë mendor Arthur Fleck, që vjen nga universi i Batmanit dhe i qaset botës së krimit. Ngjarjet e filmit janë vendosur në fillim të viteve ‘80 në qytetin Gotham.

Në veprën kinematografike luajnë gjithashtu Robert De Niro dhe Zazie Beetz.

Kritika e ka vlerësuar maksimalisht lojën e aktorit protagonist, ndërsa shumë parashikojnë se Phoenix do të jetë edhe fitues i çmimit Oscar.

Ndërkohë Çmimi i Madh i Jurisë dhe “Luani i argjendtë” i shkoi bashkëprodhimit franko-italian të regjisorit Roman Polanski, “J’Accuse”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara