13-vjeçarja lë jurinë pa fjalë me performancën e saj

17:15 | 13 Qershorë 2018

Një vajzë ka siguruar vendin në çerekfinale të “America’s Got Talent”, pas performancës së saj që mahniti jurinë.
Courtney Hadwin, 13 vjeçe, habiti jurinë të martën mbrëma me këngën e Otis Redding, Hard to Handle.

Performanca e saj mahnitëse në skenë bëri jurinë ta shtypte butonin e artë dhe kështu ajo të mbetet në garë për të fituar çmimin prej 1 milion dollarësh, transmeton gazeta express. Adoleshentja që është një muzikante shumë e talentuar, bëri bujë të madhe edhe nëpër rrjete sociale.

Më poshtë mund ta shihni performancën e saj:

Shpërndaje në rrjete sociale