Aktori kosovar ftohet në Akademinë Europiane të Filmit

10:48 | 17 Prill 2019

Producenti dhe aktori Kosovar Besnik Krapi është i ftuari i radhës i Akademisë Europiane të Filmit.

Kontributi i tij në fushën e kinematografisë si producent dhe aktor është mjaft i njohur në rajon dhe më gjerë.

Akademia Europiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.

Me këtë anëtarësim Kosova e rritë në 24 numrin e anëtarëve në këtë institucion prestigjioz.

Shpërndaje në rrjete sociale